Shtetasi serb arrestohet për trafikim me migrantë

Nëpunësit e policisë dje në hyrje të Gjevgjelisë, në pikën kufitare “Bogorodicë” e kanë privuar nga liria M.A (47) nga Republika e Serbisë, për shkak të transportimit të emigrantëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në makinën “Shkoda Superb” me targa serbe, të cilën e ka drejtuar, ka transportuar dy emigrantë – A.J. (30) nga India dhe M.M (29) nga Pakistani.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.A u është dorëzuar nëpunësve të policisë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug. Emigrantët janë vendosur në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Back to top button