Autoritetet përgatisin kërkesën për ekstradimin e Igor Spasov

I arratisuri Igor Spasov përfundoi në burg në Bullgari. Policia e arrestoi atë në Sofje, dhe motivi për këtë ishte denoncimi i  dhunës nga dashnorja e tij, te e cila ka jetuar. Ajo u ankua në polici se kishte marrë kërcënime nga Spasov. Gjatë kontrollit, policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për vrasjen e Martin Neshkoskit në Shkup, kështu që ata e arrestuan dhe e raportuan te kolegët e tyre maqedonas.

“Policia bullgare na informoi se Igor Spasov ishte gjetur dhe se një urdhër arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga ne. Personi u ndalua dhe me marrjen e informacionit nga autoritetet bullgare, menjëherë informuam Ministrinë tonë të drejtësisë, e cila është më tej përgjegjëse për procesin e ekstradimit”, tha Toni Angellovski- zëdhënës i MPB-së.

Spasov nuk do të ekstradohet menjëherë në Maqedoninë e Veriut.

“Ministria e Drejtësisë aktualisht po i përgatit të gjitha dokumentet e nevojshme për të paraqitur kërkesën e ekstradimit. Ne do të shohim se sa kohë do të zgjasë, mendoj jo më shumë se dy javë”, pohoi Aleksandar Vidinovski- zëdhënës i ministrisë së Drejtësisë.

Edhe gjykata e Shtipit e cila ia miratoi pushimin mjekësor Spasovit, pas të cilit ai kurrë më nuk u kthye në burg, bën grumbullimin e dokumentacionit për ekstradimin e Spasovit. Ish pjesëtari dënuar i njësitit të MPB-së “Tigrat” duhej të kthehet dhe ta vuaj dënimin prej 14 viteve në tetor të vitit 2019, por ai u zhduk. Para do kohe ishte parë në një aeroport në Zvicër, ndërsa sipas mediumeve në Bullgari, Spasov në Bullgari ka ardhur nga Turqia. Spasov është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit e cila ndodhi natën e kremtimit të fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Prej atëherë e deri në vitin 2018 ai vuante dënimin, por më pas mori leje të dalë nga burgu për shkaqe shëndetësore. U hetua arratisja e tij, por deri tani prokuroria e Shtipit nuk zbuloi asgjë të dyshimtë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button