Joveski: Dyshimet për “Monstrën” ranë pas rigjykimit

Pas fjalëve përfundimtare të prokurorisë për rastin “Monstra”, prokurori i shtetit Lubomir Jovevski tha se rigjykimi i këtij rasti ka larguar dyshimet për një proces të montuar. Në një intervistë për DW, Jovevski thotë se procedura e akuzës është zhvilluar nën prova të forta dhe të pakontestueshme gjatë procedurës ligjore.

“Është i gabueshëm perceptimi i opinionit se aktgjykimi u shfuqizua vetëm për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara. Pas ankesës së të akuzuarve, Gjykata Supreme konstatoi se vërtetësia e fakteve vendimtare vihet nën dyshim serioz dhe u tregua se pas ripërtëritjes së procedurës do të jetë e nevojshme të kryhet rikonstruim i ngjarjes edhe në aspekt të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, se mbrojtjes nuk i është mundësuar qasja në veturën me çka është thyer e drejta për mbrojtje të drejtë të të akuzuarve por edhe rrethanave tjera nga gjendja faktike. Për shkak të viktimave dhe të dëmtuarve, autorët duhet të sillen para drejtësisë. Dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe me prova të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, autorët e këtij krimi të rëndë akuzohen në bazë të provave të pakontestueshme dhe të qëndrueshme gjatë procedurave ligjore” ka thënë Jovevski për DW.

LEXO EDHE:

Back to top button