Autoritetet shëndetësore janë ende duke i pritur frigoriferët për ruajtjen e dozave të para të vaksinave

Pesë frigoriferë special me kapacitet për ngrirje deri në minus 80 gradë Celsius për ruajtjen e vaksinave kundër Covid-19 në Maqedoni pritet të arrijnë këtë muaj. Të njëjtat janë donacion nga një fondacion amerikan, ndërsa Ministria e shëndetësisë siguron që do të ketë kapacitete shtesë përmes donacioneve. Pjesa tjetër e infrastrukturës së vaksinimit është gati, operatorët tashmë i kanë të ashtuquajturat “Dhoma të ftohta” dhe automjete për shpërndarjen e vaksinave. Punonjësit shëndetësorë gjithashtu do të marrin trajnim të veçantë se si të vaksinojnë gjegjësisht për pranim, dozim dhe tretje.

Ministria e shëndetësisë

“Përmes OBSH-në në vendin tonë do të mbërrijnë edhe 3 frigoriferë me -30 dhe dy frigoriferë me -80 gradë. Kjo do ta rrisë edhe më shumë kapacitetin e ruajtës së vaksinave. Për vaksinimin e qytetarëve do të përdoren pikat aktuale të vaksinimit, pasi kjo infrastrukturë është e rregulluar mirë dhe funksionon”.

Vendi pritet t’i marrë 800,000 dozat e para të vaksinës përmes mekanizmit “Kovaks” deri në fillim të shkurtit. Pastaj, përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me kompaninë “Pfizer” dhe një donacioni nga Zyra e Delegacionit të BE-së, priten dy dërgesa të tjera prej 800 mijë vaksinave. Kjo, sipas autoriteteve të shëndetësisë, është e mjaftueshme për imunitet kolektiv. Profesori i Fakultetit të mjekësisë, Nikolla Panovski thotë se është thelbësore që qytetarët të “durojnë” deri në pranverë, sepse me vaksinimin dhe pjesën më të madhe të kohës së kaluar jashtë, transmetimi i virusit do të jetë më i vështirë. Megjithatë, kthimi i jetës normale pa protokolle shëndetësore, është ende larg.

Përkundrazi, duhet të durojmë, përndryshe gjithçka që kemi bërë deri më tani do të jetë e kotë, është si të vdesësh në Luftën e Dytë Botërore në muajin maj të vitit 1945- deklaroi Nikolla Panovski, profesor i Fakultetint të mjekësisë

Duke qenë se numrat e të prekurve sinjalizojnë se situata me Covid-19 po qetësohet, Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tashmë ka njoftuar se mund të ketë lehtësim të caktuar të masave, fillimisht për orë më të zgjatur të objekteve gastronomike. Komisioni për sëmundje infektive do të ketë fjalën e fundit për këtë, por jo para 20 janarit.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button