Autostrada Kërçovë-Ohër është larg përfundimit, rrëmujë dhe radhë në rrugët anësore

Autostrada Kërçovë-Ohër është larg përfundimit, rrëmujë dhe radhë në rrugët anësore

Gazetar: Miki Trajkovski

Deklaratat e Qeverisë se autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit 2023 janë joreale, edhe pse përfaqësuesit e pushtetit sigurojnë se nga viti i ardhshëm qytetarët do të lëvizin në autostradë moderne, thotë për Alsat kryetari i komunës së Debrcës, Zoran Nogaçeski në territorin e të cilës ndodhet një pjesë e madhe e seksionit.

“Nga viti 2014, tani jemi 2023, disi jemi ende larg gjithë këtij projekti… Ajo që shoh, sepse vazhdimisht lëviz nëpër komunën time, mendoj se gjërat janë larg përfundimit deri në fund të vitit 2023”, tha Zoran Nogaçeski, kryetar i Komunës së Debërcës.

 Krahas kësaj, ende ka një numër të madh të qytetarëve që janë në kontest me shtetin për shumën e çmimit për tokën e konfiskuar. Dhe fillimi i punimeve pikërisht në hyrje të Ohrit këto ditë ka krijuar tension mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Komuna e Ohrit kërkon që rruga të hapet menjëherë, pasi devijimi i qarkullimit në mesin e sezonit turistik veror drejt rrugës së vjetër krijon kaos dhe revoltë te mysafirët.

“Në fillim të sezonit turistik veror mbyllja e hyrjes kryesore në Ohër është vendim katastrofik. Me një vendim të tillë do të mbeten pa të ardhura një numër i madh i familjeve që e kanë turizmin jetesë. Problem është krijuar edhe për gastronomët…” nga Komuna e Ohrit dhe gastronomët.

Alsat pyeti Qeverinë nëse do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tillë, por nuk morëm përgjigje. Ndërkaq, punëtorët turistikë thonë se autobusët me turistë të huaj udhëtojnë nga aeroporti deri në hotelet e Ohrit për dy orë e gjysmë, për aq kohë sa fluturojnë nga Holanda ose nga Polonia për në Ohër. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button