Autostrada Shkup-Bllacë, Boçvarski paralajmëron kontrolle të rrepta për dinamikën e realizimit


Realizimi i punëve për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë që në fillim është vonuar për gjashtë muaj. Ministri i transportit Boçvarski paralajmëroi kontrolle të rrepta për dinamikën e realizimit të punimeve.

“Pas vonesave të shumta kanë filluar edhe punimet përgatitore për ndërtimin e autostradës Bllacë-Shkup. Ndodhemi këtu mes pyjeve ku edhe po punohet për pastrimin e terrenit që të mund të fillojnë punimet për ndërtimin e autostradës”.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, në paraqitjen e parë, deklaroi se realizuesit e punimeve duhet të punojnë sipas dinamikës së paraparë.

Nga ajo që kam sot si informata, atje kryerësi i punimeve është vendosur në punë, por duhet ta ndjekim edhe dinamikën, e nëse ajo dinamikë është e ulët do të bëjmë presion që sa më shumë që është e mundur të ç’bllokohet dhe të vazhdojë me ndërtim. Nëse ka ndonjë probleme institucional jemi këtu që ta zgjidhim, por nëse problemi është tek realizuesit e punëve gjithsesi ti shpejtojmë dhe ti kujtojmë për afatet, pasi mjete ka, ata mjete që janë duhet të realizohen -tha Bllagja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Autostrada Bllacë-Shkup duhet të ndërtohet në dy faza. E para është e gjatë 2 kilometra dhe duhet të jetë gati për 18 muaj. Megjithatë deri më tani ka rreth gjashtë muaj vonesë nga afati i paraparë. Ndërsa seksioni i dytë, është i gjatë mbi 10.5 km dhe duhet të përfundojë për 36 muaj, respektivisht brenda vitit 2023. Autostrada do të jetë e gjerë 27,5 metra, me dy trase me nga tri korsi prej 3,5 metra. Do të ketë katër tunele dhe tetë ura. Dy lidhje, njëra në fshatin Bllacë dhe tjetra në qarkoren në Stenkovec. Vlera totale e autostradës Shkup-Bllacë prej 12.5 km parashihet të kushtojë 110 milion euro. 26,7 milion euro jepen nga Fondi i Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor ndërsa pjesa tjetër, mbi 70 milion euro, do të merret kredi prej Bankës Evropiane për Zhvillim.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button