Zaevi iu kërkoi ministrave angazhim maksimal gjatë punës katër vjeçare


Kryeministri, Zoran Zaev ua ndau ministrave letrat e mandateve, në të cilët sipas Zaevit, përshkruhet misioni dhe detyrat e secilit ministër në veçanti, ashtu siç parashikohen në programin e Qeverisë. Zaev kërkoi nga ministrat ta vënë në funksion gjithë kapacitetin profesional dhe mekanizmat në dispozicion për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve për mbrojtje nga virusi korona, përballje të suksesshme me krizën shëndetësore dhe ekonomike, vende të reja pune, për drejtësi, ambient të pastër jetësor, infrastrukturë funksionale, kulturë të fuqishme e arsim cilësor.


“Bashkëpunoni me të gjithë të punësuarit dhe shfrytëzoni të gjitha potencialet në administratën publike! Me veprimin tuaj bëhuni shembull për ata me të cilët punoni dhe për qytetarët për të cilët punoni! Përmbajuni Kodit etik të sjelljes së anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe reflektojini vlerat etike!- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Partia më e madhe maqedonase, VMRO DPMNE-ja i apelon Qeverisë Zaev t’i realizojë premtimet ndaj qytetarëve ose t’ia kthejë qytetarëve mandatin.

 “Këtë letër mandati e keni patjetër urgjentisht ta realizoni deri në fund. Në të kundërt, populli ua kërkon mandatin mbrapsht dhe vetëm të ju rikujtoj se do të ketë përgjegjësi për paaftësinë dhe krimin- deklaroi Igor Janushev, VMRO DPMNE.

Për Marko Troshanovskin nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” letrat e mandatit kanë për qëllim kontrollin mbi politikat dhe punën konkrete të sektorëve. Megjithatë letrat me detyra të përgjithshme, jo të detajuara dhe pa plane konkrete nuk mjaftojnë për vlerësim real të punës së funksionarëve.

“.. plani aksionar i përpunuar do të na mundësonte edhe ne si opinion por edhe Qeverisë që të ndjek në mënyrë empirike dhe ekzakte performancat e të gjithë këtyre funksionarëve dhe të thuhet nëse vërtetë dikush e ka kryer punën e jo si tani të mos kemi matës, por vlerësime paushallë politike e të përgjithshme a është realizuar apo jo ajo që u është premtuar qytetarëve- pohoi Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

LEXO EDHE:

Back to top button