“Autostrada” Tetovë-Gostivar rrezikon çdo ditë jetën e vozitësve, përveç mungesës së korsisë së emergjencës, i shtohen edhe gropat gjigante

Bashkim Sulejmani

“Korsi të ngushta, gropa të mëdha në rrugë, papastërti dhe më kryesorja mungesa e shiritit të tretë në rrugë, i cili do të ndihmonte në rast të defektit të makinës, për tu parkuar anash. Këta janë mungesat që ka kjo rrugë e cila mund të quhet me çdo emërtim, por jo edhe Autostrada Tetovë – Gostivar”, shlruan Alsat.

Në autostradën Tetovë- Gostivar siguria lë për të dëshiruar. Për shkak të dëmtimit të telit rrethues, vozitësit thonë se shpesh dalin kafshë në mes  të autostradës.

“Të them të drejtën kam rast të shoh, por nuk më ka ndodh ndonjë fatkeqësi sepse jam i kujdesshëm dhe e di se në çfarë gjendje është rruga. Por ka shpesh. Është obligim mirëmbajtja sepse paguajmë, dhe duhet ta kenë parasysh këtë të kujdesen sigurisht”.

“Duhet të sigurohet më shumë, të ketë mbrojtje. Rruga nuk është e sigurt aspak, duhet të ketë edhe një shirit, këta të dyja nuk mjaftojnë plus janë me gropa shumë, duhet të punohet rruga”.

Nga Rrugët e Maqedonisë, sërish premtojnë se në kuadër të planit për ndërtimin e korridorit të tetë, do të rregullohet edhe kjo autostradë.

“Ne shpresojmë që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti do fillojnë punimet nga ana e Bek Tel dhe Enkel dhe do jenë në dy drejtime, Gostivar Kërçovë dhe Gostivar Tetovë dhe shpresojmë se aktivitetet e tyre me cilësinë dhe përvojën e tyre për një periudhë të shkurtër do kemi edhe ndërtimin e autostradës Tetovë Gostivar”- deklaroi Ejup Rustemi. Drejtor i Agjencisë për Rrugë të Maqedonisë së Veriut.

Nga Rrugët e Maqedonisë vitin e shkuar u paralajmërua rrethoja por edhe mbrojtja me kamera e autostradës me qëllim shtimin e sigurisë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

LEXO EDHE:

Back to top button