Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që nënkryetari i këtij subjekti dhe kreu i ekzekutivit në detyrë, Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021, shkruajn burime

Hoti do të garojë në këto zgjedhje kundër Enver Hoxhaj të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryeministër.

Vetëvendosje thotë se është duke pritur për aktgjykimin e Kushtetueses në mënyrë që Albin Kurti të nominohet për kryeministër.

Aleanca për Ardhmësinë e Kosovës ndërkaq ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat. Edhe ky subjekt pritet që të garojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:

Back to top button