Avokati i Veselit: Dëshmitarët nuk kanë asnjë lidhje me të akuzuarit
Avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ben Emmerson në seancën që po mbahet në Hagë ka thënë se dëshmitarët që janë në listë nuk kanë lidhje me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin.
Emmerson tha se prokuroria po përpiqet të justifikojë arrestimin e tyre pasi ajo nuk posedon asnjë provë konkrete.
“Këta njerëz s’kanë punë fare me këtë çfarë pretendohet, asnjë nga këta që janë në listë s’kanë lidhje me këta të pandehurit, është një kënetë kaotike dhe ata përpiqen të justifikojnë faktin që i kanë arrestuar këta 4 burra dhe kanë prova kundër tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij është e turpshme që prokuroria nga ana e saj nuk ka qenë e gatshme të vejë në gatishmëri dosjen.
“Fakti që prokuroria ka pasur kohë një vit dhe sërish s’ka dalë ta deklarojë dojsen e saj është turp, dhe tani po thonë deri më 17 dhjetor do ta kemi gati dosjen paragjyqësore”, tha ai.








