Azerbajxhani akuzon ushtarët e tij për krime lufte në Nagorno-Karabakh

Azerbajxhani ka vënë nën akuzë dy prej ushtarëve të tij për gjymtimin e trupave të ushtarëve armenë gjatë konfliktit të fundit në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Ushtarakët akuzohen se kanë filmuar veprimet e tyre të dhunshme dhe i kanë postuar më pas pamjet në rrjetet sociale. Gjithashtu dy ushtarë të tjerë u arrestuan nën akuzën se shkatërruan një varrezë që iu përkiste armenëve.

Prokurori i Përgjithshëm azer, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se veprimet e këtyre ushtarëve ishte kundër asaj që ai e quajti “mentaliteti i popullit azerbajxhanas”.

Ditët e fundit Azerbajxhani dhe Armenia kanë rënë dakord për shkëmbimin e të të burgosurve gjatë konflikti, i cili për disa javë shkaktoi qindra viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button