Azerbajxhani dhe Armenia, përparim në bisedime

Azerbajxhani dhe Armenia, përparim në bisedime

Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të vështira, gjatë bisedimeve “intensive dhe konstruktive” që organizoi SHBA-ja këtë javë, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Dy palët ranë dakord në parim për disa kushte dhe kanë më shumë mirëkuptim të pozicioneve të njëra-tjetrës për çështjet e pazgjidhura, tha Blinken. Bakuja dhe Jerevani do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e tyre për të siguruar paqe të qëndrueshme, shtoi ai. Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy luftëra për Nagorno Karabakun – më 1990 dhe 2020 – dhe vazhdimisht janë përplasur për kontrollin e territorit. Tensionet janë rritur sërish muajin e kaluar, kur Azerbajxhani ka vendosur një pikë kontrolli në fillim të Korridorit të Lakinit – e vetmja rrugë që lidh Armeninë me territorin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut.

LEXO EDHE:

Back to top button