Aziri: Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë, nuk kishin asnjë plan


Elmi Haziri nga ASH-ja i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, gjatë debatit mbi menaxhimin e pandemisë, tha se qeveria e asaj kohe, por edhe tani në mandatin e dytë nuk ka pasur dhe nuk ka një plan as shëndetësor dhe as ekonomik. Ai kujtoi se gjatë pandemisë në muajt prill-maj qeveria nuk kishte asnjë plan, ajo u pa qartë kur merrte vendime brenda ditës dhe në mbrëmje mbyllte qytete të tëra, si në rastin e Kumanovës, ku më pas paniku dhe nevoja e popullatës për t’u furnizuar me ushqime e vështirësonte edhe më tej situatën.

Opinioni e di se në fazën fillestare të pandemisë kur qeveria merrte vendime “ad hoc” ku në orën 4 merrte vendime dhe në orën 7 mbyllte qytete të tëra dhe gjatë asaj periudhe kishte vërshime të popullatës për t’u furnizuar me ushqime. Kjo e vështirësonte edhe më tej situatën. Këta kanë qenë të pandjeshëm, sidomos në fazën fillestare qeveria ka qenë e goditur nga kriza dhe nuk kanë pasur asnjë plan ndërsa të tjerët informonin se pandemia do të vazhdojë gjatë, por këta, qeveria, nuk arrinte të përgatiste një plan menaxhimi- tha Aziri.

LEXO EDHE:

Back to top button