Baba e bir lëviznin me armë nëpër Tiranë, arrestohen nga policia

Baba e bir kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për mbajtje armësh dhe municioni luftarak. Policia arriti të siguronte informacione nga banorët se dy persona lëviznin me armë me vete në triçikël.

Babait 39 vjeç dhe djalit të mitur 16 vjeç iu gjetën 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak në mjet, ndërsa u kapën në rrugën “Ali Kolonja”.

Gjithashtu u vu nën hetim edhe një 68-vjeçare, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje.

Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Back to top button