Bad News Eagles kërkon “Legend Stage”, duhet të mposht GamerLegion

Skuadra kosovare e Counter-Strike: Global Offensive, “bNe” do të luajnë sonte ndeshjen e tyre të tretë në Rio. Pas dy fitoreve radhazi ndaj 00Nation dhe BIG, shqiponjat kosovare do të kenë punë me GamerLegion.

Ndeshja mes bNe dhe GamerLegion luhet sonte me fillim nga ora 21:00, sipas orarit të ‘Hltv’. Të dyja skuadrat janë në rekord 2:0 dhe synojnë që me një fitore eventuale të shkojnë në Legend Stage.

BNE dhe GL kanë tri ndeshje në dispozicion për të arritur atë fazë, pasi secilës skuadër i duhen tri fitore në total, nga Challenger stage. 

LEXO EDHE:

Back to top button