Bajden: Është koha për të shëruar Amerikën

Qindra mijëra amerikan kanë fetuar gjithë natën fitoren e Xho Bajdenit për presidident të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikën ndërsa kanë bërë thirrje për unitet për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të Amerikës.

Ne duhet të përfshijmë të gjithë, kemi nevojë për një qeveri përfshirëse për njerëzit, dhe nga njerëzit, kështu që kjo është e bukur, kjo është gjithçka që unë duhet të them.

Po ndihem shkëlqyeshëm, kjo është shumë mirë. Kjo është e mahnitshme…. Nuk kam fjalë, nuk kam fjalë.

Pas shpalljes së fitores popullit amerikan i është drejtur Xho Bajden me fjalët  “Popull, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”, tha presidenti i zgjedhur në fjalimin e parë pas fitores.

  “I përulem besimit që më keni dhënë. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara”.

 Ai foli në shtetin e tij Dellauer, disa orë pasi mediat amerikane parashikuan fitoren e tij në shtetin e Pensilvanisë, me të cilën tejkaloi 270 votat e Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për t’u zgjedhur president.

Biden garoi në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump, i cili tha se nuk e pranon rezultatin dhe se do ta sfidojë në gjykatë.

“Le t’i japim njëri-tjetrit shansin. Është koha të ndalojmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të shohim njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin… të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”.

 Biden u ftua në skenë nga nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë pozitë.

  “Ju zgjodhët shpresën, unitetin, mirësjelljen dhe të vërtetën. Ju zgjodhët Joe Bidenin president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”.

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, 2021.

Isuf Kadriu

LEXO EDHE:

Back to top button