Bajern Munihu “arkëton” 96 mln euro deri më tani në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Bajern Munihut, e cila mbylli garat në grupe me 6 fitore dhe me vetëm 2 gola të pranuara, që tani në konton e vet ka arkëtuar 96 milion euro nga fondet shpërblyese të UEFA-s. Me vet pjesëmarjen në Ligën e Kampionëve, bavarezët kanë fituar 15.6 mln euro, ndërsa me 6 fitore, ku secila prej tyre sjell 2.8 mln euro, në fund Bajerni grumbulloi 16.8 mln euro.

Nga rangimi dhe koeficienti në renditjen e UEFA-s, Bajern Munihu përfitoi 35 mln euro, me çka shumë e përgjithshme shkon deri më 70 mln euro.

Kalimi në çerkfinale sjell edhe 9.6 mln euro, ndërsa nga Fondi i Marketingut të UEFA, vijnë edhe 17 mln euro, me çka bavarezët arrijnë deri te 96 mln euro. Kujtojmë se këtu nuk janë përfshirë të ardhurat nga të drejtat televizive dhe ato nga shitjet e biletave.

LEXO EDHE:

Back to top button