Bajern Munihu gati të dërgojë ofertë të lartë për mesfushorin e Man. Sitit

Sipas “The Sun”, skuadra e Bajern Munihut duket se do të hidhet në sulm për Kalvin Filipsin, mesfushor i Man. Sitit dhe prej kohësh pjesë e kombëtares së Anglisë. Sipas të përditshmes angleze, Bajern-i i Tomas Tushellit mund të provojë të blejë shumë shpejt Fillipsin, i cili nuk ka bindur me “Qytetarët”.

26 vjeçari nuk ka arritur të përshtatet tek ekipi i Pep Guardiola-s. Vetëm 167 minuta të luajtura në pesë ndeshje në këtë fillim të sezonit, edhe për këtë arsye një largim i mesfushorit nga Man. Siti mund të kthehet në realitet.

Megjithatë, për të bindur klubin anglez që ta shesë lojtarin në janar do të duhet një ofertë e rëndësishme dhe The Sun është i bindur për këtë. Me kërkesë të Tomas Tushellit, në fakt, e përditshmja angleze ka shkruar se klubi bavarez është gati të investojë një shifër të konsideruar “tronditëse” për të siguruar shërbimet e anglezit që në merkaton e janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button