Bajern Munihu, gati te firmos me francezin e Myshenglladbahut

Trajneri i Francës, Didier Deshamp kishte ftuar 25 lojtarë në fillim, ndërkohë që në momentet e fundit vendosi të aktivizonte edhe biletën e fundit, që shkoi për sulmuesin e Borusia MynshenGladbahut, Markus Thuram.

25-vjeçari ndodhet në formë shumë të mirë sportive dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 10 gola në Bundesliga dhe tre të tjerë të realizuar në Kupën e Gjermanisë. Garës për shërbimet e sulmuesit potent i është bashkuar edhe Bajern Munihu, klub që nuk njeh rivalë kur bëhet fjalë për të siguruar ndonjë lojtar që luan në Bundesliga.

Turam ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach. Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të heqin dorë prej tij në merkaton e dimrit për një shumë që sillet rreth 10 milionë euro, në mënyrë që të mos e humbasin me parametra zero në fundin e sezonit në verë.

LEXO EDHE:

Back to top button