Bajern Munihu kërkon sulmuesin argjentinas te Man. Siti?!

Skuadra e Bajern Munihut është në kërkim të një sulmuesi dhe emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i argjentinasit Julian Alvarez, që luan me Man. Sitin në Angli. 23-vjeçari argjentinas u shpall kampion në Premier Ligë, pak ditë më parë, ndërkohë që në dhjetor u shpall edhe kampion bote.

Bavarezët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Man. Sitin për talentin argjentinas, që kushton rreth 50 milionë euro. Një transferim që duket disi i vështirë, pasi Alvarez ka një kontratë deri në vitin 2028 me “qytetarët”. Trajneri Pep Guardiola beson shumë tek argjentinasi edhe pse e aktivizon pak.

Gjithsesi, “Sport Bild” shprehet se gjermanët nuk do të heqin dorë nga ky transferim, pasi besojnë te Alvarez dhe shpresojnë ta bindin me një rrogë të mirë dhe duke kënaqur Man. Sitin. Në rast se ky transferim dështon, atëherë bavarezët do të synojnë Hari Kejnin, Viktor Osimhen apo Randal Kolo Muani.

LEXO EDHE:

Back to top button