228 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 28 për shpejtësi tej normave të lejuara

228 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 28 për shpejtësi tej normave të lejuara

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 228 masa, nga të cilat 28 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 24 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 24 sanksione për mos pasje patentë shoferi, 10 masa për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për drejtues fillestar, 47 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button