Bajerni bën lëvizjen e parë, firmos me mbrojtësin holandez

Skuadra e Bajern Munihut ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 32-vjeçar holandez Dejli Blind. Ky i fundit ndërpreu në mënyrë konsensuale marrëdhënien me Ajaksin, klub me të cilin luante prej vitit 2018.

Sipas ”Telegraaf”, mbrojtësi i majtë holandez ndodhet aktualisht në Munih për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me kampionët bavarezë.  Pritet që ai të firmosë një kontratë 6-mujore, deri në fund të sezonit, me opsionin prë ta rinovuar atë edhe një sezon tjetër.

Dejli Blind ka luajtur më parë edhe me Mançester Junajtedin (4 sezone) dhe konsiderohet si një mbrojtës me mjaft përvojë. Një përforcim disi i papritur ky për kampionët e Gjermanisë, një transferim që po mbyllet brenda pak orësh.

LEXO EDHE:

Back to top button