VIDEO/ Majorka në 1/8 e Kupës, Muriqi me gol dhe asist

Vedat Muriqi e nisi vitin me gol dhe asist në Kupën e Spanjës. Majorka vuajti përballë Pontevedra, por ia doli të sigurojë kualifikimin në raundin e 1/8-ve falë suksesit 2-0 në 120 minuta lojë.

Sulmuesi dardan dhuroi asistin e golit që zhbllokoi sfidën (97’) duke shfaqur altruizmin e tij edhe pse ishte i vetëm përballë kundërshtarit.

Më pas ishte radha e Abdon Prats për t’i kthyer reston Muriqit, i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 104’. Ky ishte goli i parë në Kupën e Mbretit për bomberin dardan, i cili numëron 8 gola në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button