Bajerni hakmirret Dortmundit, fiton Superkupën

Bajern Munihu është fitues i Superkupës së Gjermanisë për sezonin 2019/2020, pasi që mundi Borusia Dortmundin me rezultat 3:2. Bajerni filloi më mirë takimin duke avancuar me 2-0, falë golave nga Korentin Toliso dhe Tomas Muller. Në minutën e 39’, erdhi sinjali i parë nga Dortmundi, që nëpërmjet Julian Brandt, ngushtoi epërsinë në 1:2.

Në dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë, Dortmundi barazoi rezultatin në 2:2, duke shënuar përmes Erling Haaland. Përkundër kthimit në lojë të Dortmundit, Bajern Munihu ia doli të fitojë këtë finale, me Xhoshua Kimihun që vendosi rezultatin përfundimtar 3:2, duke shënuar në minutën e 82’. Kjo është hera e tetë që Bajern Munih fiton Superkupën e Gjermanisë dhe titulli i 5-të në këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button