Bytiqi: Prerje e punëkërkuesve pasivë në ditën e shpalljes së masave të reja


Punëkërkuesit pasivë do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e pakos së katërt të masave qeveritare, por vetëm nëse deri në ditën e shpalljes së pakos së re të masave janë regjistruar si punëkërkues pasivë, gjegjësisht paraqiten në Entin e Punësimit çdo 6 muaj, thotë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.

Ai gjithashtu foli edhe për prindërit e vetëm, të cilët gjithashtu janë pëtfshirë në planin e pakos së re të masave qeveritare.

“Prerja ndoshta do të jetë në ditën e shpalljes së masave, ata që u gjetën, rreth 85 mijë, janë ata që vërtet kanë nevojë. Por nga ana tjetër kemi numra interesantë për personat e vetëm. Kalkulojmë me një numër prej 5,800 prindërve të vetëm, por sistemi kryesor për të arritur në këtë numër është Ministria e Punës, ndërsa atje numri është 370, ndërsa ne operojmë me pesë mijë. Prandaj i kryqëzuam të dhënat me Ministrinë e Arsimit. Ata kanë të dhëna për prindërit që kanë fëmijë në sistemin arsimor, e që janë prindër të vetëm”, thotë Bytiqi.

LEXO EDHE:

Back to top button