Arsovska: Nëse nuk ka kufizime të reja, mund të pritet rritje ekonomike

Nëse nuk ka masa të reja shtrënguese në vend, ekonomia në tremujorin e ardhshëm mund të tregojë shifra më të mira krahasuar me dy tremujorët e fundit, thotë Danela Arsovska nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Në paraqitjen e saj në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” të Alsat, Arsovska tha se pritjet optimiste do të varen nga efikasiteti i zbatimit të pakos së katërt të masave ekonomike.

“Nuk mund të kemi rënie më të madhe sesa kemi, veçanërisht nëse nuk ka masa të reja kufizuese. Këtë duhet ta kemi parasysh. Nëse qëndrojmë siç jemi në këtë moment, është e mundur të ketë rritje të caktuar, sepse kur të biesh në fund, e vetmja rrugë është vetëm të ngritja,” tha Arsovska.

LEXO EDHE:

Back to top button