Bajerni i favorizuar kundër “pengesës” së parë franceze


Sonte do të mësojmë finalistin e dytë në Ligën e Kampionëve, kur takohen Bajern Munihu dhe Olimpik Lioni. Bajerni ka edhe dy pengesa deri te titulli i gjashtë në Ligën e Kampionëve, ndërsa para është skuadra e Olimpik Lionit. Francezët befasuan shumë skuadra favorite deri te gjysmëfinalja, andaj trajneri gjerman Hans Flik, beson se do të jetë një ndeshje interesante përball kolegut të tij, Rudi Garsia.

Hans-Dieter Flik, trajner i Bajern Munihut

“Jam i bindur për ekipin tim. Jam entuziast pasi që kemi një atmosferë të mirë, kualitet të lartë dhe intensiteti ëshë vërtetë i lartë në stërvitjet. Jam i relaksuar pasi e njoh ekipin që është mjaft mirë i fokusuar dhe para nesh janë objektiva të mëdha. Mirëpo e dijmë se ndeshja fillon me rezultatin 0-0 dhe duhet të zhvillojmë 90 minuta me intensitet të njëjtë siç e kemi bërë ndaj Barcelonës.”

Rudi Garsia, trajner i Olimpik Lionit

“Ne kemi apetit të lartë në këtë moment dhe mund të prodhojmë një performancë të lartë. Kjo do të varet poashtu edhe nga Bajerni, por ne do të mundohemi që të tregojmë kualitetin tonë. Ata nuk kanë ndonjë pikë të dobët, mirëpo asnjë ekip nuk është perfekt. Nëse ne arrijmë të imponojmë lojën tonë, me pronësimin e topit dhe kombinimet e sakta, ne mund të arrijmë gjithçka. Ne duhet të besojmë te vetvetja.

Përballja e gjysmëfinales, në mes Bajern Munihut dhe Olimpik Lionit do të zhvillohet në stadiumin “Da Luzh “ në Lisbonë, në orën 21.00

LEXO EDHE:

Back to top button