Bajerni kërkon një sulmues dhe mesfushor me tipare mbrojtëse

Bajern Munihu ka kaluar një sezon plot ulje-ngritje, duke filluar që nga shkarkimi i teknikut Julian Nagelsmann e deri te eleminimi turpërues në Ligën e Kampionëve nga “qytetarët” e Man. Sitit.

Mirëpo, me sezoni aktual në prag të përfundimit, “bavarezët” kanë filluar planet për merkaton e verës, e cila nuk ndryshe nga ç’pritej nuk do të bëjë një “revolucion” te kampionët e Gjermanisë edhe pse disa lojtarë do të jenë në shitje.

Sipas mediave gjermane, Bajern do ta ketë fokusin sërish në gjetjen e një sulmuesi që mund të “mbushë” vendin e lënë bosh nga “bomberi” polak, Robert Levandovski, si dhe një mesfushor me tipare mbrojtëse, i cili pritet të japë më shumë siguri në prapavijën e skuadrës së Tomas Tushel. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button