Çellsi me ngulm kërkon bomberin e Napolit

Presidenti i “bluve” të Napoli, Aurelio De Laurentiis i ka premtuar tifozëve të tij, se nuk do të “heqë dorë” në asnjë moment nga lojtarët e tij, të cilët risollën, pas 33 vitesh pritje titullin kampion të Serie A, mirëpo një emër si Viktor Osimhen nuk mund të kalohet pa u vënë re nga “gjigandët” evropianë.

Nigeriani është sulmuesi që i duhet të gjithëve, për karakteristikat e tij, për karizmën e tij, për urinë e tij për gola që e bën atë një qendërsulmues të pandalshëm dhe për këtë arsye ka nga ata që mendojnë për çmendurinë, ose më mirë të vënë 150 milionë euro, dhe në atë pikë do të ishte shumë e ndërlikuar që De Laurentiis të thotë jo.

Sipas raportimeve të presitigjiozes, “Corriere dello Sport”, ndër klubet që janë të gatshëm të paguajnë shifrën “faraonike” për shërbimet e Osimhen është Çellsi, me këta të fundit që janë drejt përfundimit të sezonit më të keq të tyre, nga 10 sezonet e viteve të fundit. Me Pulishiçin e Kepa-n që pritet të jenë pjesë e “paketës” 150 milionë euroshe, problem do të mbetet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe “bomberi” afrikan do një lëvizje pa “veshëllapushen”.

Në krahun tjetër, Liverpulli, PSZH, Real Madridi dhe Njukasëll janë në “ndjekje” të “bomberit”, mirëpo presidenti De Laurentiis kërkon të rinovojë kontratën e Osimhen, kontratë e cila skadon në vitin 2025. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button