Bajerni kërkon përforcimet e reja në Premier Ligën e Anglisë

Skuadra e Bajern Munihut synon të bëjë një revolucion të vërtetë këtë mekato vere. Dhe objektivat e saj të preferuar vijnë nga Premier Liga. Pas zërave se bavarezët synojnë sulmuesin e Aston Villa, Olle Uatkins, një tjetër objektiv i kampionëve të Gjermanisë është mesfushori i Çellsit, Mejson Maunt. Ky i fundit ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me londinezët, por rinovimi i saj nuk duket aspak në horizont. Ndaj dhe mesfushori 24-vjeçar mund të largohet këtë verë, ndërkohë që admiruesit i ka të shumtë.

Duket se është ish-trajneri i tij Tomas Tushel ai që kërkon me ngulm këtë transferim. Tushel e njeh që nga koha kur drejtonte Çellsin dhe e konsideron Mauntin të rëndësishëm për skemat e tij.

Gjithsesi, për Bajernin ky transferim nuk ka për të qenë i lehtë, pasi edhe disa ekipe në Premier Ligë e kërkojnë mesfushorin, kostoja e të cilit është rreth 65 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button