Tenistja rumune: “Kërkoj që të gjykohem nga një gjykatë e pavarur”

Tenistja rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, është pezulluar nga aktiviteti që prej tetorit të vitit të kaluar, për shkak se doli pozitive me “raxadustat”, një substancë e ndaluar. Ajo nuk e ka pranuar kurrë këtë pozitivitet dhe po mbrohet përmes avokatëve të saj për të zbardhur pafajësinë. Në një intervistë për “Tennis Majors”, ajo rrëfen se është viktimë e një kontaminimi të ushqimit.

“Një nga përbërësit e mi dietikë ka rezultuar i kontaminuar. Sasia e gjetur në një nga ushqimet e mia, në trupin tim, është shumë e vogël”, tha Halep, që nuk ka marrë pjesë në asnjë turne zyrtar.

Halep, fituese e Roland Garros (2018) dhe Uimbwlldonit (2019), e cila rrezikon deri në 4 vite pezullim, wshtw e bindur se ka mungesw tw fakteve.

“Në dijeninë time nuk kam përdorur kurrë substanca të ndaluara. Asnjë! Nuk e kisha menduar kurrë se do të përfshihesha në një histori të tillë dopingu. Kërkoj që të gjykohem nga një gjykatë e pavarur”.

Rumunia është tenistja e dytë “big” që përfundon në një skandal doping pas Maria Sharapova, në vitin 2016. Asokohe, rusja u pezullua 15 muaj për “meldonium”.

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka hedhur poshtë provat e saj, ndërkohë që disa séanca gjyqësore janë shtyrë për arsye të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button