Bajerni kërkon sulmuesin francez që kushton 100 mln euro

Prestigjiozja franceze “L’Equipe” e ka vlerësuar goleadorin Randal Kolo Muani 100 milionë euro. Sulmuesi 24-vjeçar po shkëlqen këtë sezon me fanellën e “Shqiponjave” gjermane, e përkthyer me 28 rrjeta të përfshira në po të njëjtën kuotën ndeshjesh.

Kontrata e Randal skadon në verën e vitit 2027, çka do të thotë se Frankfurti do të fërkojë duart në merkaton e ardhshme, pasi me shumë gjasa transalpini do të largohet në një tjetër destinacion.

Bajerni tërhoqi vëmendjen me interesimin ndaj shërbimeve të tij, por pa rezultate konkrete. Mbetet për t’u parë nëse bavarezët do të vazhdojnë ende të jenë në gjurmën e bomberit edhe pas kësaj shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button