Bajerni në telashe, humb edhe dy yje për sfidën me Realin

Nuk kanë fund lajmet e këqia për Bajern Munihun. Pasi Xhamal Musiala humbi ndeshjen ndaj Frankfurtit për shkak të lëndimit, tashmë edhe dy yje të tjerë janë në dyshim serioz për duelin ndaj Real Madridit të martën.

Të besuarit e Tomas Tushellit tashmë kanë humbur garën për titull në Bundesliga, pasi Bajer Leverkuzeni edhe zyrtarisht është shpallur kampion i elitës së futbollit gjerman. Fokusi tani për Tushelin është Liga e Kampionëve, aty ku gjermanët do të jenë nikoqir të Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale më 30 prill.

Tekniku gjerman ka konfirmuar shqetësimin e tij lidhur me një numër lojtarësh të lënduar, krahas Xhamal Musialas dhe Dajot Upamekanos që nuk ishin prezent në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Serzh Gnabri pritet që të rikthehet në kohë për tu përballur me ‘Los Blankos’, ndërsa situata e Liroj  Sane-s mbetet 50-50.  Sidoqoftë, fitorja ndaj Frankfurtit ka shtuar edhe dy emra në listën e të lënduarve, pasi Matijs de Ligt dhe Konrad Laimer u detyruan të largohen nga loja para kohës.

De Ligt mbetet një shqetësim i madh, pasi sipas “Mundo Deportivos”, reprezentuesi holandez u largua nga stadiumi me një fashë të lidhur rreth gjurit të tij.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button