Bajerni përmes video lojrave konfirmon largimin e Levandovskit?

Bajern Munihu duket se në mënyrë indirekte ka konfirmuar largimin e Robert Levandovskit nga klubi. Tash e sa javë, ylli polak lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona dhe duket se kjo lëvizje do të kompletohet. Së fundmi, klubi bavarez ka arritur një marrëveshje me kompaninë e video-lojërave “KONAMI”.

 

 

Në videon ku njoftohet për marrëveshjen, Bajerni ka publikuar disa pamje ku shihen të gjithë lojtarët e Bajernit, përveç Robert Leëandoëskit. Lojtari më i mirë i klubit nuk mund të mungonte në një video promocionale. Por, duket se klubi është pajtuar ta lirojë lojtarin dhe ai nuk do të jetë aty sezonin tjetër.

Kjo mbetet të konfirmohet edhe zyrtarisht. Barcelona ka nisur ofertën e re prej 40 milionë euro + bonuse për kartonin e lojtarit./lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button