Bajerni vendos çmimin për Levandovskin

Bajern Munihu, si duket është dorëzuar në garën për ta mbajtur sulmuesin polak, Robert Levandovskin, dhe tani ka vendosur çmimin e transferimit.  Të gjitha skuadrat e interesuara në shërbimet e Levandoëskit, dhe dëshirojnë ta transferojnë atë në këtë verë, duhet të paguajnë një dëmshpërblim afro 40 milionë euro.

33-vjeçari këmbënguli se do të largohej nga skuadra gjermane këtë verë, pasi pret që klubi ta shesë atë në vend që ta humbasë falas vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk ka ndërmend të luajë përsëri për Bajernin. Si pasojë e kësaj, kampioni gjerman ka vendosur çmimin e polakut, ku tani është i hapur që të hyjë në bisedime me skuadrat e interesuara.

Garën për shërbimet e Leëandoëskit është duke e kryesuar Barcelona, por që kjo e fundit sipas disa raportimeve besohet që po heziton të ofrojë më shumë se 33 milionë euro

LEXO EDHE:

Back to top button