Bajerni ‘vulos’ sezonin e dështuar të Barcelonës


Bajern Munihu është skuadra e radhës që siguron gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020. Kampionët e Bundesligës kanë regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke mposhtur Barcelonën 8:2, me këta të fundit që pësojnë një nga humbjet më të thella viteve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Se do të ishte një natë e paharruar për gjermanët, e tregoi goli i shënuar që në minutën e 4’, nga Tomas Muller, i cili pranoi një asistim nga Robert Levandoëski, shkruan lajmi.net.

Ende pa ‘mbaruar’ festimi i Bayern Munich, Barcelona arriti të barazonte, kur David Alava devijoi një top drejt portës së portierit Manuel Neuer, për 1:1. E gjitha kjo ndodhi në minutën e 7’. Vazhdimi i pjesës së parë solli dominim të plotë të Bayern Munich, që realizoi edhe tri gola të tjerë. Ivan Perisic fillimisht riktheu epërsinë e bavarezëve, duke shënuar në minutën e 22’, ndërsa Sergei Gnabry në minutën e 28’, realizoi për 1:3. Një pjesë të parë të mrekullueshme e vulosi Thomas Muller, kur në minutën e 31’, shënoi për 1:4.

Pjesa e dytë solli edhe pesë gola, me Bayern Munich që rriti avantazhin ndaj Barcelonës.

Luis Suarez në minutën e 57’, ngushtoi epërsinë në 4:2, para se Bayerni të shënonte edhe tri gola të tjerë. Joshua Kimmich, Robert Leëandoëski dhe Philippe Coutinho (x2), shënuan për 8:2, për një debakël të paparë dhe të pa menduar për Barcelonën. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button