Historike, asnjë skuadër në gjysmëfinale nga Spanja dhe Italia


Fitorja e Bajernit ndaj Barcelonës vendosi shumë rekorde të reja dhe solli fakte të pabesueshme deri më tani në Ligën e Kampionëve. Në historikun e këtij kompeticioni asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që në gjysmëfinale mos të luajë asnjë ekip nga Spanja ose Italia.

Atalanta ishte përfaqësuesi i fundit për Italinë, ndërsa katalonasit ishte shpresa e fundit për Spanjën. Para këtij sezoni, së paku një përfaqësues nga Spanja ishte pjesë e katër ekipeve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe kjo është hera e parë nga viti 1946, që Barcelona të pranojë 8 gola. Atë koha Sevilja mundi skuadrë katalonase, në Kupën e Mbretit, me rezultat 8-0.

LEXO EDHE:

Back to top button