Baldwin flet për tragjedinë në xhirimet e filmit: Nuk ka ditë që të mos mendoj për të

Alec Baldwin ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që iu gjendën pranë me mesazhet e tyre për ngjarjen tragjike në filmin Rust.

Në videon që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, aktori shprehet se nuk kalon ditë pa menduar për atë që ndodhi, duke iu referuar xhirimeve të “Rust”, që i kushtoi jetën drejtoreshës së fotografisë së filmit, Halina Hutchins.

“Doja të gjeja një minutë për t’u falënderuar të gjithë njerëzve që më dërguan fjalë të mira dhe urime, forcë, shpresë dhe lutje, mendime dhe shumë inkurajim”, tha aktori në video. “Kam marrë qindra emaile nga miq, të afërm dhe kolegë dhe njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh të më dërgojnë forcë dhe urime. U jam shumë mirënjohës.”

LEXO EDHE:

Back to top button