Balenat vr asëse mund të imitojnë fjalimin e njeriut: Pamjet që habitën shumë

Orkat, të njohura edhe si balenat vrasëse, janë një nga grabitqarët detarë më të fuqishëm në krye të zinxhirit ushqimor. Por a e dini se edhe ata mund të “flasin”? Sipas “National Geographic”, orkat kanë evoluar për të qenë në gjendje të notojnë deri në 65 kilometra në ditë. Këto kafshë magjepsëse kanë trurin më të madh në mesin e gjitarëve detarë, madje janë të afta të gjuajnë në tokë.

Sipas hulumtimit të botuar në vitin 2018 në revistën Proceedings of the Royal Society B: Biological Sciences, studiues nga Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Kili dokumentuan se orkat mund të imitojnë gjuhën njerëzore.

Joseph Cole, një profesor në Universitetin e St Andrews dhe një nga autorët e studimit, shpjegoi se studiuesit donin të testonin se sa fleksibël janë orkat në imitimin e tingujve që nuk i kishin dëgjuar kurrë më parë.

 

“Ne menduam se prova më e mirë do të ishte ekspozimi i tyre ndaj diçkaje që nuk ishte pjesë e repertorit të tyre vokal.” “Për shembull, fjala “përshëndetje” definitivisht nuk është diçka që një orka do ta thoshte natyrshëm”, tha Cole për The Guardian.

Gjatë hulumtimit, një orka 14-vjeçare e quajtur Vicky u trajnua fillimisht për të imituar tingujt e këlyshit të saj. Më pas asaj iu luheshin tingujt e orkeve të tjera që nuk i kishte dëgjuar kurrë më parë. Ndërsa përfundimisht, ajo u ekspozua ndaj fjalëve njerëzore si “përshëndetje”, “Amy”, “ah ha”, “një, dy” dhe “mirupafshim”.

Si tingëllon një orka që imiton njerëzit?

Rezultatet ishin befasuese: Vicky ishte në gjendje të riprodhonte shpejt disa tinguj dhe madje të shqiptonte saktë dy fjalë njerëzore në provën e saj të parë. Ndërsa disa përpjekje të regjistruara dukeshin pak rrëqethëse, të tjerat ishin tepër të sakta, duke i lënë dëgjuesit të magjepsur.

“Kjo më befasoi. Ne jetojmë në një botë të bukur plot me krijesa të mahnitshme”, “Qeshtare dhe e frikshme në të njëjtën kohë,” komentuan dëgjuesit. Edhe pse vetëm fjala “përshëndetje” u riprodhua më shumë se 50 për qind të rasteve në provat pasuese, studimi siguroi prova për hera e parë që orkat mund të mësojnë tinguj përmes imitimit.

A e kuptojnë orkët kuptimin e fjalëve?

Pavarësisht aftësisë së tyre të jashtëzakonshme për të imituar, shkencëtarët nuk kanë gjetur asnjë provë që orkatë e kuptojnë kuptimin e fjalëve që thonë. Profesor Cole shpjegoi: “Megjithëse morfologjia e tyre vokale është krejt e ndryshme nga ajo e njerëzve, ata arrijnë të prodhojnë tinguj që janë jashtëzakonisht të ngjashëm me tonin.”

Ai arriti në përfundimin se kërkime të mëtejshme, veçanërisht me orka të egra, nevojiten për të kuptuar më mirë se si këto kafshë mësojnë tingujt dhe i përdorin ato në mjedisin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button