Dy skuadrat kosovare, Ballkani dhe Drita, do të zhvilljnë ndeshjet e kthimit në kuadër të garave evropiane. Kampioni i Kosovës, KF Ballkani nuk arrinte fitore në ndeshjen e parë në Prishtinë, ndonëse ishte skuadër më e mirë në shumicën e kohës në ndeshjen ndaj Zhalgirisit. Suharekasit do të synojnë rezultatin pozitiv që i dërgon në fazën tjetër, përmes ndeshjes së kthimit në Lituani. Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zhalgirisit përfundoi 1:1.
Ngjashëm i ndodhi edhe skuadrës së Dritës, e cila dominoi skuadrën e Inter Turku, por pësoi humbje 1:0. ‘Intelektualët’ synojnë përmbysjen sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për të marrë biletën që çon tutje.
Ballkani luan në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, derisa Drita në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Konferencës. Skuadra e Ballkanit do të luajë në orën 18:00, derisa Drita nis sfdiën kthyese në orën 20:00.








