Juventusi e cakton çmimin fiks për mbrojtësin holandez
Bajern Munihu nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e Matijs De Ligt-it. Skuadra bavareze është në negociata me skuadrën e Juventusit, për qendërmbrojtësin holandez. Drejtori sportiv i Bajernit ishte në Torino dhe thuhet se tashmë ka mësuar një çmim fiks për lojtarin.
Mediat italiane thonë se Juve i ka caktuar lojtarit një çmim prej 80 milionë euro. Dhe me paratë e fituara nga kartoni i De Ligt, Juventusi synon të investojë në blerjen e kartonit të Nikolo Zaniolo-s.
Po ashtu, një tjetër lojtar që do të shënjestrohet është mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, për të mbuluar hapësirat e De Ligt. Mbetet të shihet nëse bavarezët do të jenë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e 22 vjeçarit De Ligt.








