" "
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot do të jenë nikoqir të takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni. Stoltenberg, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, në fjalimin e djeshëm në Kuvend tha se pikërisht ky takim pasqyron rëndësinë që ata i kushtojnë Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s.








