Banka Botërore i ndan 50 milionë euro për sektorin privat në Kosovë

Banka Botërore i ndan 50 milionë euro për sektorin privat në Kosovë

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, nënshkruan sot marrëveshjen për Financim për Operacionin e Financimit të Politikave Zhvillimore për Financa Publike (DPF) dhe Rritje të Qëndrueshme, në shumë 50.6 milionë euro.

Në njoftim për media thuhet se marrëveshja mbështet prioritete të përzgjedhura shtetërore për periudhën 2021-2025, duke përfshirë reforma për të mbështetur transparencën fiskale, zhvillimin e sektorit privat, dhe forcimin e qëndrueshmërisë mjedisore në vazhdën e krizës së COVID-19.

 

“Kosova ka nevojë për rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme, që krijon vende pune dhe nxitet nga produktiviteti më i lartë, dhe reformat e mbështetura nga ky operacion do ta mbështesin Kosovën në përforcimin e rimëkëmbjes pas COVID-19 dhe përmirësimin e jetës së njerëzve të saj”, tha Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

 

Ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të fuqishme në vitin 2021, mbështetur nga rikthimi i kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksporteve, edhe pse rritja pritet të ngadalësohet këtë vit, thuhet në komunikatën e Bankës Botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button