Banka Popullore do të rishikojë nivelin e inflacionit

" "

Shkalla e inflacionit deri në fund të vitit do të jetë më e lartë se sa ishte parashikuar fillimisht 2.2 për qind. Muajin e ardhshëm, Banka Popullore pritet të rishikojë dhe rrisë normën e rritjes, por rritja do të jetë mesatare dhe nuk pritet të ketë ndikim të madh në çmimet e ushqimeve.

“Leximet e fundit zyrtare të inflacionit, janë një inflacion mesatar prej 2.7, që do të thotë se performanca është mesatarisht më e lartë dhe për këtë arsye në një bazë të tillë, është e sigurt që ne do të bënim një korrigjim mesatar në rritje/rritës të inflacionit për këtë vit. Nuk pritet që rritja e çmimeve të mallrave pas rënies së tyre të fortë vitin e kaluar të përhapet me një intensitet të fortë në çmimet përfundimtare, pra tek konsumatorët”- deklaroi Ana Mitreska – Zëvendësguvernatore e BPRM-së.

Të parët që alarmuan për rritjen e çmimeve ishte Oda Tregtare, e cila doli me vlerësimet se çmimi i disa produkteve ushqimore do të rritej deri në 50 për qind. Në takimin me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi, ata arritën në përfundimin se duhet ndjekur çmimet në bursat botërore dhe të krijohen masa në kohë.

Oda Ekonomike

“Sipas lëvizjes së çmimeve në bursa bëhen edhe analiza profesionale prej ku mund të dalin masa autonome ose sistemore që do u përgjigjeshin sfidave me të cilat ballafaqohen përpunuesit në afat të shkurt ose të gjatë në mënyrë përkatëse”

Sipas paralajmërimeve në muajt e ardhshëm pritet rritje e çmimeve të produkteve për shkak të gjendjes me epideminë, rritjes së çmimeve të energjetikëve dhe ndryshimeve klimatike. Ekspertët ekonomik apelojnë për krijimin e politikave fiskale në kohë në mënyrë që të zbutet goditja nga rritja e çmimeve.

Andrea Cobanova

 

LEXO EDHE:

Back to top button