Banka Popullore miraton vendimin për shtyrjen e kredive


Bankat do të vendosin se cilët qytetarë do të kenë shtyrje të re të kësteve të kredive për gjashtë muaj. Ky është vendimi përfundimtar i Bankës Popullore. Shtyrje të pagesës së kredive do t’u mundësohet klientëve që kanë një nevojë reale për të, do të thotë. kanë humbur punën e tyre, kanë të ardhura të ulëta, shpenzime të larta të mjekimit dhe ngjashëm. Në kohën më të shkurtër të mundshme, bankat do të përcaktojnë kriteret dhe kushtet që klientët do të duhet t’i plotësojnë, për të shtyrë kredinë më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm.

Bankat mund t’u ofrojnë klientëve të tyre një ndryshim të dytë të favorshëm në kushtet e kontraktuara për produktet e kredisë. Qëllimi është tu ndihmojmë klientëve, që janë prekur negativisht nga pandemia Covid- 19. Kushtet dhe mënyra e ndryshimit të kushteve për periudhën e dytë të shtyrjes së shlyerjes së detyrimeve të bazuara në kredi, duhet të përcaktohen nga bankat. Periudha e dytë e shtyrjes së shlyerjes së kredive të qytetarëve të prekur nga kriza, mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, pra deri në fund të marsit 2021 – thonë nga Banka Popullore.

Secila bankë do ta publikojë në faqen e saj zyrtare procesin dhe procedurën e shtyrjes së detyrimeve të kredive. Nga data e njoftimit, klientët do të duhet të kërkojnë brenda 10 ditëve se kanë nevojë për shtyrje tjetër të pagesave.

Informacione të hollësishme, brenda procedurës dhe metodologjisë së saj, secila bankë afariste do të publikojë në faqen e saj të internetit sa më shpejt të jetë e mundur rreth procesit dhe procedurës, përmes së cilës do të mundësohet periudha e dytë e shtyrjes së pagesës. Nga data e njoftimit, klientët do të kenë 10 ditë për të deklaruar nëse kanë nevojë për një periudhë të dytë të pagesave – shprehen nga Asociacioni i Bankave.

Qytetarët që do të kërkojnë shtyrje, duhet ta informojnë bankën për arsyet e shtyrjes së kredive, pas së cilës këto kërkesa do të shqyrtohen dhe banka do të vendosë nëse do të ketë shtyrje apo jo. Atyre që nuk do t’u miratohet kërkesa, nga 1 tetori do të duhet të fillojnë pagesën e rregullt të kësteve të kredive dhe kartelave kreditore.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button