Rrahje dhe kanosje, arrestohen 5 persona një fshat të Deçanit

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, të martën kishte pranuar njё informatë se nё fshatin Strellc i Epёrm në Deçan disa persona janë rrahur mes vete.

Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katër personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.

Mё pas nga personi i dyshuar, që është identifikuar si familjar i tё dyshuarve tё tjerё, ёshtё kanosur viktima e rastit, ku policia menjëherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale “kanosje”.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura janë në ndalim 48 orёsh.

Policia e Kosovës thotë se hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

LEXO EDHE:

Back to top button