Barak Obama, do të bëhet pronar i ekipit legjendar në NBA?!

Ish-presidenti amerikan Barack Obama është pjesë e një grupi, që synon të blejë skuadrën e Feniks Sans. Një lajm që ka befasuar të gjithë, postuar në mediat amerikane dhe që po bën xhiron e botës. Obama është një adhurues i NBA-së dhe shpesh ka bërë parashikimet e tij për skuadra fituse gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat shtojnë se Obama do të jetë personazhi mediatik i këtij grupi biznesmenësh që synon të blejë skuadrën e njohur të NBA-së. Pronari aktual i Fenoks Ssns, Robert Sarver, që ndodhet në krye prej 18 vitesh, pritet të lërë skuadrën dhe është në pritje të ofertave (mes të interesuerve edhe Jeff Bezos).

“Kam dëgjuar që Obama është pjesë e një grupi investitorësh, që synojnë të blejnë Sansin. Nëse Obama do të më marrë në telefon dhe më kërkon t’i bashkohem, do ta pranoj me vrap ofertën”, tha mes tjerash një nga ikonat e NBA-së dhe Feniks Sans, Çarlls Barkli.

Ndryshe Barak Obama është një tifoz I madh i skuadrws sw Çikago Bulls.

LEXO EDHE:

Back to top button