Barça gjen zëvendësuesin e holandezit Frenki De Jong

Me Frenkie de Jong tashmë një hap larg transferimit te Mançester Junajtedi për 65 milionë euro, drejtuesit e Barcelonës kanë vazhduar punën për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të holandezit.

Sipas asaj që raporton “AS”, qëllimi i parë i blaugranëve është Karlos Soler, i cili ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023.

Soler është një kërkesë specifike e Çavi Hernandez, që e shikon mesfushorin si të duhurin për të zëvendësuar holandezin, me dy klubet që kanë filluar negociatat mes tyre më marrëveshjen që  mund të mbyllet për 20 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button