Lukaku arrin në Milano, sot pritet të zyrtarizohet huazimi

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka zbritur në Milano para kompletimit të huazimit nga Çellsi te Interi. Rikthimi i Lukakut te Interi është çështje e kryer tashmë dhe huazimi i tij do të kompletohet së shpejti. Ylli belg ka zbritur në Milano, në orën 6:30 të mëngjesit me kohën e Italisë dhe tashmë ka thënë fjalët e para.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka deklaruar Lukaku pasi ka zbritur në aeroportin e Milanos.

Dita e sotme pritet të jetë dita e tij e nënshkrimit të kontratës për rikthim në Inter. Sulmuesi pritet t’i nënshtrohet këtë mëngjes testeve mjekësore, para se Interi ta zyrtarizoj huazimin nga Çellsi. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, huazimi do të jetë i vlefshëm deri në qershor të 2023, ndërsa Interi do ta mbuloj pagën e plotë të lojtarit. Kostoja e huazimit thuhet se është 8 milionë euro, plus bonuse në drejtim të “Bluve”.

LEXO EDHE:

Back to top button