Barcelona pa 8 lojtarë kundër Seviljës në transfertë

Barcelona do të jetë pa tetë lojtarë të ekipit të parë, të mërkurën, kur do të përballet me Seviljën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Serzhinjo Dest, Miralem Pjaniç dhe Martin Braituajt janë përjashtuar të gjithë për ndeshjen e Barcelonës me Seviljën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës spanjolle.

 

Barca nuk ka deklaruar ndonjë kohë specifike të rikuperimit të asnjë prej lojtarëve. Përpos lojtarëve të përmendur, Barcelona do të jetë edhe pa Filipe Koutinjon, Ansu Fatin, Zherard Pike dhe Serzhi Roberto. Ronald Araujo nuk do të paraqitet për katalanasit në “Ramon Sançez Pizhuan” për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi kundër Betisit, gjatë fundjavës.

LEXO EDHE:

Back to top button